MPB për arrestimet gjatë protestës në Shkup: Ja çka ndodhi?
Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut informoi për Portalb.mk në lidhje me arrestimet e sotme gjatë kohës së protestës. “Sot (18 maj) rreth orës 17:45, punonjësit policor nga SPB Shkup kanë arrestuar tre persona, shtetas të...
Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut informoi për Portalb.mk në lidhje me arrestimet e sotme gjatë kohës së protestës.
“Sot (18 maj) rreth orës 17:45, punonjësit policor nga SPB Shkup kanë arrestuar tre persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria, duke theksuar se arsye e protestës është prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Në njoftim theksohet se arrestimi është kryer para objektit të Ministrisë së Drejtësisë, aty ku edhe planifikohej përfundimit i marshit protestues.
Studentët nga Shqipëria që morën pjesë në protestë, gjendet në objektin e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup.
Me thirrje e pankarta për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip përveç maqedonishtes, studentët shqiptarë filluan marshin protestues në Shkup nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.