MPB: Sanksione për parregullësi në kryerjen e transportit publik me autobusë

“Nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracione sot rreth orës 05:00 në Pikë Pagesën “Ramanli – Kumanovë kanë ndaluar dhe kanë kryer kontrollë në autobusin “mercedes” me targa të Sllovenisë, pronë e subjektit juridik, i drejtuar nga XH.R. (42) nga f. Bajramovci-Dibër, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi në momentin […]

tetor 13, 2024 - 18:00
 0  6
MPB: Sanksione për parregullësi në kryerjen e transportit publik me autobusë

“Nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracione sot rreth orës 05:00 në Pikë Pagesën “Ramanli – Kumanovë kanë ndaluar dhe kanë kryer kontrollë në autobusin “mercedes” me targa të Sllovenisë, pronë e subjektit juridik, i drejtuar nga XH.R. (42) nga f. Bajramovci-Dibër, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi në momentin ka shfrytëzuar kartelë të huaj për shënim në komunikacionin rrugor”, informojnë nga MPB-ja.

Për rastin është informuar Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili ka shqiptuar gjobë në bazë të nenit 60 paragrafi 1 nga Ligji për orarin e punës të punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe të pajisjeve për shënim në shumë prej 1.000 eurove.