PPE me rezolutë për Shqipërinë: Të shqetësuar nga persekutimi i liderëve të opozitës para zgjedhjeve

Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane miratoi mesditën e së premtes rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike, ku shpreh shqetësimin për arrestimin e liderve të opozitës, kapjen e shtetit dhe përkeqësimit të peisazhit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezoluta e PD – PPE shpreh shqetësimet e saj lidhur me: Mungesën e ndërtimit të […]

Nëntor 22, 2024 - 18:00
 0  4
PPE me rezolutë për Shqipërinë: Të shqetësuar nga persekutimi i liderëve të opozitës para zgjedhjeve

Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane miratoi mesditën e së premtes rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike, ku shpreh shqetësimin për arrestimin e liderve të opozitës, kapjen e shtetit dhe përkeqësimit të peisazhit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Rezoluta e PD – PPE shpreh shqetësimet e saj lidhur me: Mungesën e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë dhe duke respektuar të drejtat dhe përgjegjësitë e opozitës; Pamjaftueshmërinë e sigurimit të një funksionimi të duhur të institucioneve demokratike në vend, duke përfshirë një pluralizëm të qëndrueshëm, opozitë konkurruese dhe një dialog politik të brendshëm dhe ndërpartiak; Çdo persekutim politik i supozuar i liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, që përballen me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile.

Theksin e vendosin edhe tek zbatimi i reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, por një mesazh kanë edhe për sistemin e drejtësisë.

“Partitë Popullore Evropiane u bëjnë thirrje autoriteteve kombëtare të respektojnë angazhimet e Shqipërisë për të drejtat kushtetuese dhe standardet demokratike ndërkombëtare, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë dhe pa persekutim dhe frikësim të opozitës, veçanërisht me afrimin e zgjedhjeve; Të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, pa ndërhyrje politike; zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet”, thuhej në Rezolutë.

Kjo rezolutë u përshëndet nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili e konsideroi një përpjekje të suksesshme të opozitës për të paraqitur realitetin shqiptar jashtë vendit, ashtu siç është.