Muftinia e BFI-së në Gostivar: Pritje për Bajram

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut – Muftinia në Gostivar ka pritur sot një numër të madh vizitorësh me rastin e festës së Bajramit. “Sot, në zyrat e Muftinisë, The post Muftinia e BFI-së në Gostivar: Pritje për Bajram appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 24, 2026 - 01:00
Muftinia e BFI-së në Gostivar: Pritje për Bajram

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut – Muftinia në Gostivar ka pritur sot një numër të madh vizitorësh me rastin e festës së Bajramit.

“Sot, në zyrat e Muftinisë, Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli priti për urim Bajrami grupe të shumta, duke filluar nga Koordinatori i Paraleles së Vajzave të Medresesë në Gostivar dhe shumë hoxhallarë, profesorë dhe anëtarë të këshillave të xhamive. All-llahu i shpërbleftë dhe paçin gëzim e mbarësi në jetë!”, thuhet në njoftim.

Në krye të pritjes ishte Sabahudin Zendeli, i cili mirëpriti mysafirët dhe uroi për paqe, shëndet dhe begati.

Pritjet me rastin e festave fetare janë tashmë një traditë e konsoliduar në Muftininë e Gostivarit, duke shërbyer si moment bashkimi dhe afrimi mes besimtarëve dhe institucioneve fetare. Gazeta Flaka

The post Muftinia e BFI-së në Gostivar: Pritje për Bajram appeared first on Flaka, në çdo lajm... .