Autopsi për 10-vjeçarin nga Tetova, hetohen rrethanat e rastit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tetovë, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte. Sipas informacioneve nga The post Autopsi për 10-vjeçarin nga Tetova, hetohen rrethanat e rastit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tetovë, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, rasti është denoncuar në orën 09:25, ndërsa i mituri është dërguar pa shenja jete në Spitali Klinik i Tetovës.
Nga policia bëjnë të ditur se, sipas njoftimit fillestar, fëmija kishte probleme shëndetësore dhe kishte rënë nga ballkoni i apartamentit. Prindërit janë informuar për rastin nga një fqinj dhe menjëherë e kanë transportuar djalin në spital, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin veprime për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post Autopsi për 10-vjeçarin nga Tetova, hetohen rrethanat e rastit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .