Muftiu i Gostivarit pret drejtuesit e KF “Arsimi”: Vlerësim për kontributin në sport

Muftiu i Gostivarit, Sabaudin Zendeli, ka pritur në ambientet e Muftinisë së Gostivarit kryesinë e klubit futbollistik KF “Arsimi” nga fshati Çegran, ku është ndarë edhe një mirënjohje për angazhimin The post Muftiu i Gostivarit pret drejtuesit e KF “Arsimi”: Vlerësim për kontributin në sport appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 26, 2026 - 11:30
Muftiu i Gostivarit pret drejtuesit e KF “Arsimi”: Vlerësim për kontributin në sport

Muftiu i Gostivarit, Sabaudin Zendeli, ka pritur në ambientet e Muftinisë së Gostivarit kryesinë e klubit futbollistik KF “Arsimi” nga fshati Çegran, ku është ndarë edhe një mirënjohje për angazhimin e tyre në sport.

“Pata kënaqësinë të pres në ambientet e Muftinisë së Gostivarit kryesinë e klubit futbollistik KF ‘Arsimi’ nga fshati Çegran. Gjatë këtij takimi, u ndava një mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre të palodhshëm në sferën e sportit”, ka deklaruar Zendeli.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit ka biseduar me kryetarin e klubit, Amir Bilalli, trajnerin Vildan Saliu, si dhe anëtarët e kryesisë Ramadan Saliu dhe Astrit Jashari.

“Pata nderin të bisedoj me kryetarin e klubit, z. Amir Bilalli, trajnerin Vildan Saliu, si dhe anëtarët e kryesisë së ngushtë, z. Ramadan Saliu dhe z. Astrit Jashari, të cilët i falënderova për punën e tyre të palodhshme dhe u shpreha vlerësimin tim për arritjet e mëdha”, theksoi ai.

Muftiu Zendeli vlerësoi gjithashtu rolin e klubit në përfaqësimin e zonës në elitën e futbollit vendor.

“Ky klub po përfaqëson me dinjitet vlerat e Çegranit dhe të gjithë Gostivarit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Puna dhe suksesi i tyre janë shembull i mirë i angazhimit që lartëson vlerat tona në sytë e opinionit të gjerë”, u shpreh ai.

Në fund, Zendeli uroi që suksesi i klubit të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Zoti i shpërbleftë për vizitën dhe u ndihmoftë në vazhdimësi!”, përfundoi ai. Gazeta Flaka

The post Muftiu i Gostivarit pret drejtuesit e KF “Arsimi”: Vlerësim për kontributin në sport appeared first on Flaka, në çdo lajm... .