Mundësia e përshkallëzimit të situatës në Veri, Hovenier: Përgjegjësia i takon Kosovës dhe jo SHBA-së e BE-së
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier komentoi përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës në emisionin “Contex” të ATV-së, duke theksuar se përgjegjësia për menaxhimin e tensioneve nuk i takon Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Bashkimit Evropian, por vetë Kosovës, transmeton FrontOnline. Në intervistën e tij, Hovenier u shpreh se do të kishte preferuar që të
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier komentoi përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës në emisionin “Contex” të ATV-së, duke theksuar se përgjegjësia për menaxhimin e tensioneve nuk i takon Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Bashkimit Evropian, por vetë Kosovës, transmeton FrontOnline.
Në intervistën e tij, Hovenier u shpreh se do të kishte preferuar që të përçonte këtë mesazh në mënyrë më të qartë, duke theksuar se autoritetet kosovare duhet të mbajnë përgjegjësinë për situatën në veri të vendit.
Ai shtoi se është e rëndësishme që Kosova të marrë hapa të qarta për të ruajtur stabilitetin dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj.
”Do të shpresoja që ju ta shprehni këtë pak më ndryshe, sepse mendoj se përgjegjësia nuk është e Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Evropian. Përgjegjësia është e Kosovës…” u shpreh Ambasadori amerikan, Hovenier./FrontOnline./