Murati akuza opozitës: Refuzuan ta fusin në rend dite mbështetjen për punëtorët e sektorit privat e familjet
Hekuran Murati, ministër i Financave, ka fajësuar opozitën duke thënë se këta të fundit ‘’refuzuan’’ ta fusin në rend dite mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët e familjet. Murati, në postimin e tij, ka thënë se, opozita, ka refuzuar edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ligj i cili kompleton


Hekuran Murati, ministër i Financave, ka fajësuar opozitën duke thënë se këta të fundit ‘’refuzuan’’ ta fusin në rend dite mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët e familjet.
Murati, në postimin e tij, ka thënë se, opozita, ka refuzuar edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ligj i cili kompleton pakon e ligjeve të nevojshme për t’u anëtarësuar në SEPA.
Postimi:
Mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, për studentët, për pensionistët, për fëmijët e për të gjitha familjet sot opozita refuzoi ta fuste në rend dite për seancë (për të cilën duhet votuar 2/3 e deputetëve prezentë).
E për më tepër, opozita refuzuan edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ligj i cili kompleton pakon e ligjeve të nevojshme për t’u anëtarësuar në SEPA.
Sipas studimit të German Economic Team, mbi 50 milionë euro në vit do të kurseheshin nga qytetaret dhe bizneset me anëtarësim në SEPA.
Shtetet tjera në rajon tashmë kanë ecur përpara dhe qytetarët e bizneset e tyre tashmë paguajnë shumë më lirë për transfere bankare
