Murtezani kërkon të këmbëngulet vetëm për një zgjidhje me Bullgarinë!
“Dhe e dyta, jo se shtetet anëtare janë të gatshme ta mbështesin këtë propozim në atë mënyrë. Megjithatë, është hapi i parë që jam i sigurt se mund të na The post Murtezani kërkon të këmbëngulet vetëm për një zgjidhje me Bullgarinë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
“Dhe e dyta, jo se shtetet anëtare janë të gatshme ta mbështesin këtë propozim në atë mënyrë. Megjithatë, është hapi i parë që jam i sigurt se mund të na çojë në gjetjen e një propozimi që do të jetë i pranueshëm për të dyja palët”, thotë Murtezani, ndërsa shton se bilateralizimi i procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian jo vetëm që po bëhet problem për vendet kandidate, por po fillon të bëhet problem serioz edhe për vetë Bashkimin
Shkup, 29 dhjetor – Mendimi dhe përshtypja ime personale nga të gjitha takimet e mia të deritanishme është se nuk është mirë të këmbëngulim vetëm për një zgjidhje me Bullgarinë. Le të insistojmë t’i mbrojmë qëndrimet tona dhe t’i shtjellojmë ato, sepse nëse këmbëngulim vetëm për një zgjidhje, atëherë nuk e dimë se ku mund të na çojë ajo zgjidhje, veçanërisht duke pasur parasysh që një propozim i tillë, siç më kujtohet, u refuzua nga pala bullgare qysh kur doli propozimin francez. Kështu deklaroi ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në një intervistë për MIA-n, i pyetur nëse propozimi për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar do të ishte i pranueshëm nga qeveria e re bullgare.
“Dhe e dyta, jo se shtetet anëtare janë të gatshme ta mbështesin këtë propozim në atë mënyrë. Megjithatë, është hapi i parë që jam i sigurt se mund të na çojë në gjetjen e një propozimi që do të jetë i pranueshëm për të dyja palët”, thotë Murtezani. Sipas tij, bilateralizimi i procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian jo vetëm që po bëhet problem për vendet kandidate, por po fillon të bëhet problem serioz edhe për vetë Bashkimin.
“Sidomos tani që gjatë mbylljes së kapitujve të Malit të Zi, edhe Kroacia shpalli bllokada të caktuara. Edhe për vendet e tjera kandidate ka bllokime të caktuara dhe bilateralizimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk sjell dëm vetëm për vendet kandidate, por edhe për Bashkimin Evropian”, theksoi Murtezan, ndërsa shton se shtetet anëtare janë të vetëdijshme për këto probleme dhe po i dëgjojnë me vëmendje argumentet tona.
“Në disa raste, së bashku me kryeministrin jemi përpjekur të shpjegojmë se detyrimet e marra në lidhje me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese qëndrojnë si të tilla, ka vullnet politik dhe vullnet për t’i kryer ato, por ne duhet ta mbrojmë procesin e bilateralizimit të mëtutjeshëm, sidomos për një arsye shtesë, sepse projektimi i procesit të anëtarësimit është gjatë zbatimit të disa reformave dhe standardeve të caktuara evropiane”, theksoi Murtezani. Sipas tij, nuk ka kuptim nëse e bëjmë procesin duke u bazuar në disa ngjarje historike nga shekulli XI, XII apo XIII.
“Prandaj, nëse procesi duhet të na bëjë një vend të besueshëm për hyrjen në Bashkimin Evropian, procesi duhet të fokusohet në reforma dhe arritjen e standardeve. Në Bruksel ka një mirëkuptim për këtë, ka mbështetje jo vetëm në rastin tonë, por edhe për ta zgjidhur më gjerësisht. Na mbetet që përmes iniciativave dypalëshe të shpresojmë se këto përpjekje në Bullgarinë fqinje do të përfundojnë me një qeveri politike solide dhe stabile, me të cilën do të ulemi të bisedojmë, sepse marrëveshjet dypalëshe krijojnë detyrime për të dyja palët. Me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi, Bullgaria është e detyruar të mos na bllokojë”, thotë Murtezani.
Lidhur me Agjendën e Reformave, me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me të cilin vendi duhet të marrë 750 milionë euro, ministri Murtezani garanton se nuk do të ketë probleme gjatë zbatimit të tij. “Në vitin 2024 parashikohen katër hapa me vlerë 17 milionë euro. Nga këto katër hapa, dy janë përfunduar tashmë, njëri është përfunduar pjesërisht dhe tjetri është drejt përfundimit. Nisur nga kjo dinamikë, mendoj se nuk do të kemi probleme të mëdha gjatë zbatimit, sidomos për faktin se unë personalisht si ministër kam pasur takime koordinuese me të gjithë ministrat që janë pjesë e agjendës së reformës dhe si ministri, ne kemi në dispozicion një numër të madh instrumentesh përmes të cilave mund t’i mbështesim ministritë”, thekson Murtezani.
The post Murtezani kërkon të këmbëngulet vetëm për një zgjidhje me Bullgarinë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .