Shkupi assesi të “shpëtojë”, edhe sot ndodhet në mesin e 10 kryeqyteteve më të ndotura në botë

Me gjithë apelet, planet dhe premtimet e shumta për uljen e ndotjes, Shkupi nuk mund të shpëtojë nga ajri i ndotur. Sot, kryeqyteti ynë është gjetur sërish në vendin e 9-të në botë për ndotjen, sipas ueb-faqes së njohur për matjen e ndotjes së ajrit në kryeqytetet e botës, IQAir, transmeton Portalb.mk. Ky është një […]

Nëntor 25, 2024 - 13:00
 0  6
Shkupi assesi të “shpëtojë”, edhe sot ndodhet në mesin e 10 kryeqyteteve më të ndotura në botë
Ndotja e ajrit, Foto: Portalb.mk

Me gjithë apelet, planet dhe premtimet e shumta për uljen e ndotjes, Shkupi nuk mund të shpëtojë nga ajri i ndotur. Sot, kryeqyteti ynë është gjetur sërish në vendin e 9-të në botë për ndotjen, sipas ueb-faqes së njohur për matjen e ndotjes së ajrit në kryeqytetet e botës, IQAir, transmeton Portalb.mk.

Ky është një problem që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Më të prekurit janë më të rinjtë, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, të cilët janë të detyruar të jetojnë në kushte që i ngjajnë një fatkeqësie ekologjike.

Shkupi është kryeqyteti i 9-të më i ndotur në botë. Foto printscreen IQ Air
Shkupi është kryeqyteti i 9-të më i ndotur në botë. Foto printscreen IQ Air

Ndryshe, qytetet në Maqedoninë e Veriut gjatë gjithë këtij muaji janë gjetur në krye të  listave famëkeqe të matjes së cilësisë së ajrit në botë për nga ndotja e ajrit.

Hulumtimi i fundit i UNDP-së për përcaktimin e burimeve të ndotjes së ajrit, si dhe as Raporti i Komisionit Evropian për progresin e reformave të vendit në vitin 2024, më në fund bënë që politikanët dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin masa urgjente.

Kontrollet inspektuese të industrisë dhe kantiereve të ndërtimit, regjim i veçantë qarkullimi për mjetet e rënda të mallrave, reduktimi i përdorimit të automjeteve zyrtare të administratës dhe lirimi nga detyrimet e punës të grupeve të ndjeshme dhe grave shtatzëna, janë pjesë e masave afatshkurtra që qeveria dhe Ministria e Mjedisit kanë përfshirë në Planin e ri të veprimit për uljen e ndotjes së ajrit. Për këto masa është miratuar urdhri që të zbatohet në rastet kur ndotja do të kalojë kufijtë e alarmit.