Nafie Selmani: Keqpërdorimi dhe tallja me gjuhën shqipe në institucione po vazhdon
Nafie Selmani ka reaguar ashpër lidhur me, siç e quan ajo, “mos(përdorimin), keqpërdorimin dhe talljen me gjuhën shqipe” në institucionet shtetërore. Sipas saj, një rast i tillë vjen nga Fondi The post Nafie Selmani: Keqpërdorimi dhe tallja me gjuhën shqipe në institucione po vazhdon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nafie Selmani ka reaguar ashpër lidhur me, siç e quan ajo, “mos(përdorimin), keqpërdorimin dhe talljen me gjuhën shqipe” në institucionet shtetërore.
Sipas saj, një rast i tillë vjen nga Fondi Pensional, ku – siç pretendon – edhe pse në pozitë udhëheqëse është një përfaqësues shqiptar nga radhët e VLEN, gjuha shqipe vazhdon të mos respektohet.
“Rasti i mëposhtëm vjen nga Fondi Pensional, ku zëvendësdrejtor është një shqiptar nga radhët e VLEN-it, i cili lejon masakrimin institucional të gjuhës shqipe”, ka deklaruar Selmani.
Ajo shton se informacionin e ka marrë përmes një punonjësi të institucionit, i cili – sipas saj – nuk ka guxim ta bëjë publik vetë rastin.
“Porosia në emailin tim ka ardhur nga një i/e punësuar aty, i/e cili/a nuk guxon ta publikojë vetë, për shkak të mendësisë primitive dhe hakmarrëse të ‘burrave’ të VLEN-it”, thuhet në reagimin e saj.
Në fund, Selmani ironizon me një mesazh drejtuar përfaqësuesve të këtij subjekti politik:
“Ju lumtë ‘burra’ të VLEN-it! Respekte”. Gazeta Flaka
The post Nafie Selmani: Keqpërdorimi dhe tallja me gjuhën shqipe në institucione po vazhdon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .