Ndahet nga jeta ish-kryeministri grek Kostas Simitis

Ish-kryeministri grek Kostas Simitis, i konsideruar si “modernizuesi” në arenën politike të vendit, vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare. Qeveria shpalli katër ditë zie për Simitisin, i cili nuk ishte përballur me ndonjë problem të veçantë shëndetësor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ish-kryeministër dhe një nga anëtarët themelues të Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK), Simitis

Jan 5, 2025 - 13:00
 0  6
Ndahet nga jeta ish-kryeministri grek Kostas Simitis
ndahet-nga-jeta-ish-kryeministri-grek-kostas-simitis

ndahet-nga-jeta-ish-kryeministri-grek-kostas-simitis

Ish-kryeministri grek Kostas Simitis, i konsideruar si “modernizuesi” në arenën politike të vendit, vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare.

Qeveria shpalli katër ditë zie për Simitisin, i cili nuk ishte përballur me ndonjë problem të veçantë shëndetësor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ish-kryeministër dhe një nga anëtarët themelues të Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK), Simitis la gjurmë në jetën politike të vendit.

Ai pasoi themeluesin e PASOK-ut, Andreas Papandreu si lider i partisë dhe shërbeu si kryeministër i Greqisë nga viti 1996 deri në 2004.

Kryeministri aktual grek Kyriakos Mitsotakis, në një deklaratë, shprehu trishtimin e tij për vdekjen e Simitis dhe respektin e tij për “një kundërshtar politik të denjë dhe fisnik që shoqëroi Greqinë në hapat e saj të mëdhenj kombëtarë”.

Mitsotakis tha se Simitis ishte “një personalitet që, pa dyshim, lë gjurmën e tij në zhvillimin e vendit, gjatë dekadave të fundit”.