Jashari: Institucionet të flasin më shumë për historinë e Epopesë së UÇK-së
Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka folur për Epopenë e UÇK-së, për datat 5, 6 dhe 7 mars. Në Klan Kosova, ai ka kritikuar institucionet e vendit duke thënë se duhet të bëhet më shumë për historinë që paraqesin këto data. “Kjo është një lagje e tërë që fillet


Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka folur për Epopenë e UÇK-së, për datat 5, 6 dhe 7 mars.
Në Klan Kosova, ai ka kritikuar institucionet e vendit duke thënë se duhet të bëhet më shumë për historinë që paraqesin këto data.
“Kjo është një lagje e tërë që fillet e rezistencës aktive janë krijuar në vitin 89-90, përkundër asaj pasive. Për çdo aktivitet, për herë për çdo vendim, besoj se historia dhe institucionet e vendit duhet të thonë më shumë sepse historia për Epopenë e UCK-së është e mangët.”
“Sepse në këtë betejë në këto tri ditë, edhe në krejt ecjen bashkë që nga fillimi i rezistencës aktive është një lagje e tërë që i ka bërë përgatitjet bashkë me komandantin legjendar, Adem Jashari, edhe qëndresën, edhe rëniet”.
“Sot në këto tri ditë të Epopesë së UÇK-së i kujtojmë me nder dhe respekt 59 dëshmorët që kanë rënë përgjatë këtyre tri ditëve në qëndresën e paparë në historinë jo vetëm të popullit dhe kombit por edhe në përmasa më të mëdha botërore”, ka thënë Jashari.