Ndalohet një veturë në Viti, policia gjen armë e fishekë
Një veturë është ndaluar sot në qytetin e Vitisë pas një kontrolli rutinë nga njësitë policore në Gjilan. Sipas njoftimit të policisë, në veturë janë gjetur armë, karikator e fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Njoftimi
Një veturë është ndaluar sot në qytetin e Vitisë pas një kontrolli rutinë nga njësitë policore në Gjilan.
Sipas njoftimit të policisë, në veturë janë gjetur armë, karikator e fishekë.
I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Njoftimi i policisë:
Me datën 11.11.2024 rreth orës 14:10 njësite policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan gjatë një pike kontrolli në qytetin e Vitisë kanë ndalur për kontrolle rutinë një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari A.J. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar).
Gjatë kontrollit në automjet nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe konfiskuar një (1) armë zjarri i llojit Zorki M-906-T e kalibrit 9mm, një (1) karikator dhe pesë (5) fishkë. Të njëjtat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.