Ndërprerje e shkurtër në rrjetin elektroenergjetik – MEPSO: Situata u normalizua brenda një ore
Shkup, 18 maj 2025 – Sot në orët e para të mëngjesit, një ndërprerje e shkurtër në rrjetin e transmetimit 110 kV shkaktoi shqetësim të përkohshëm në furnizimin me energji The post Ndërprerje e shkurtër në rrjetin elektroenergjetik – MEPSO: Situata u normalizua brenda një ore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shkup, 18 maj 2025 – Sot në orët e para të mëngjesit, një ndërprerje e shkurtër në rrjetin e transmetimit 110 kV shkaktoi shqetësim të përkohshëm në furnizimin me energji elektrike në disa pjesë të vendit, transmeton Flaka. Shkaku i ndërprerjes ishin tensionet e larta në rrjetin evropian 400 kV, të cilat ndikuan në sistemin energjetik të Maqedonisë së Veriut, duke çuar në ndërprerje të përkohshme të transformatorëve energjetik 400/110 kV në disa trafostacione.
Sipas njoftimit zyrtar nga ShA MEPSO, bëhet fjalë për një problem rajonal dhe evropian, i cili po shfaqet për shkak të konsumit të ulët të energjisë gjatë orëve të natës dhe fundjavave, si dhe për shkak të tranzitit të energjisë nëpër rrjete të ndryshme të vendeve fqinje.
Që nga momenti i ndërprerjes, ekipet teknike të MEPSO kanë reaguar menjëherë dhe brenda rreth një ore kanë arritur të rikthejnë furnizimin normal me energji elektrike në të gjithë vendin.
“MEPSO vazhdon të punojë për normalizimin e plotë të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe monitoron nga afër situatën në koordinim të plotë me operatorët e sistemeve të transmetimit të vendeve fqinje”, thuhet në njoftim.
Nga MEPSO gjithashtu theksojnë se përmes investimeve të reja dhe bashkëpunimit ndërkombëtar po ndërmerren hapa për të përforcuar sistemin elektroenergjetik, i cili sipas tyre ka qenë për një kohë të gjatë i neglizhuar dhe jo i mirëmbajtur në mënyrë të duhur.
The post Ndërprerje e shkurtër në rrjetin elektroenergjetik – MEPSO: Situata u normalizua brenda një ore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .