“Fake News”, Taravari mohon lajmin në Fokus, s’ka kërkuar hyrjen e BDI-së në qeveri!
Zhvillimet politike brenda koalicionit opozitar VLEN kanë marrë një kthesë të re pas raportimeve nga media se Arben Taravari, lideri i njërit prej krahëve të Aleancës për Shqiptarët, ka propozuar The post “Fake News”, Taravari mohon lajmin në Fokus, s’ka kërkuar hyrjen e BDI-së në qeveri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zhvillimet politike brenda koalicionit opozitar VLEN kanë marrë një kthesë të re pas raportimeve nga media se Arben Taravari, lideri i njërit prej krahëve të Aleancës për Shqiptarët, ka propozuar një marrëveshje me BDI-në për të larguar partnerët e tjerë të koalicionit nga Qeveria. Sipas burimeve të larta qeveritare të cituara nga portali “Fokus”, Taravari i ka sugjeruar kryeministrit Hristijan Mickoski të bashkëpunojnë me BDI-në e Ali Ahmetit, me qëllim krijimin e një qeverie më stabile dhe jetëgjatë, shkruan Flaka.
Megjithatë, sipas portalit në gjuhën maqedone, ky propozim nuk është pranuar nga Mickoski, ndërsa vetë Taravari ka reaguar duke e cilësuar informacionin si “shpifje të kulluar”. Në një prononcim të shkurtër për portalin “Flaka”, Taravari ka mohuar çdo kontakt të tillë me BDI-në që do të çonte drejt një marrëveshjeje politike:
“S’ka të bëjë me të vërtetën, është shpifje e kulluar,” ka deklaruar ai.
Edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti më herët ka theksuar se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie. Në një deklaratë të mëparshme, Ahmeti u shpreh: “Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj qeverie, sepse nuk jemi gomë rezërvë. Ne nuk jemi përfaqësues të anarkisë e revanshizmit, ne nuk veprojmë sipas instinktit, sepse jemi ndërtuar sipas ideologjisë kombëtare.”
Dorëheqja e Taravarit nga posti i ministrit të Shëndetësisë zyrtarizoi edhe kalimin e tij në opozitë dhe përçarjen e qartë brenda VLEN-it. Ngjarjet e fundit lënë të hapur shumë pyetje për të ardhmen e koalicionit VLEN, pozicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe rolin që mund të ketë BDI në zhvillimet e ardhshme politike në vend. Flaka Media
The post “Fake News”, Taravari mohon lajmin në Fokus, s’ka kërkuar hyrjen e BDI-së në qeveri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .