Arrestime për posedim droge në Strumicë dhe Gjevgjeli – tre persona përfundojnë në stacion policor
Strumicë/Gjevgjeli, 17 maj 2025 – Policia ka realizuar dy aksione të ndara kundër posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë, duke arrestuar tre persona dhe The post Arrestime për posedim droge në Strumicë dhe Gjevgjeli – tre persona përfundojnë në stacion policor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Strumicë/Gjevgjeli, 17 maj 2025 – Policia ka realizuar dy aksione të ndara kundër posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë, duke arrestuar tre persona dhe duke sekuestruar sasi të marijuanës dhe pajisje të lidhura me të, transmeton Flaka
Në fshatin Bankso të Strumicës, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria G.D. (36), banor i këtij fshati. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur disa paketime me marijuanë dhe mjete me mbetje të saj. Pas bisedës zyrtare me të dyshuarin, është konstatuar se lënda narkotike ishte në bashkëpronësi edhe me D.K. (20), gjithashtu nga fshati Bankso, i cili më pas është arrestuar.
Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Strumicë dhe të dy të arrestuarit janë ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës. Pasi të dokumentohet rasti, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.
Ndërkohë, në ora 13:25 në Gjevgjeli, policia e SPB Strumicë – Njësia Rajonale Gjevgjeli ka ndaluar B.T. (20) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të një veture të tipit “Mini” me targa të Gjevgjelisë, ai ka tentuar të hedhë jashtë një kuti që përmbante marijuanë, e cila është sekuestruar nga policia.
Më pas, me urdhër gjykate është kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku janë gjetur disa fara kanabisi, pajisje me mbetje marijuane dhe një peshore digjitale me mbetje të drogës.
Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli është njoftuar për rastin dhe pas dokumentimit të tij, ndaj të dyshuarit B.T. do të parashtrohet kallëzim penal. Flaka Media
The post Arrestime për posedim droge në Strumicë dhe Gjevgjeli – tre persona përfundojnë në stacion policor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .