Ndërroi jetë shoferi i Ndihmës së Shpejtë, i cili gjatë gjithë ditës ka transportuar të lënduarit nga zjarri në Koçan

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë shoferi i Ndihmës së Shpejtë pasi gjatë gjithë ditës së djeshme ka transportuar të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm në Koçan, transmeton Portalb.mk. Sipas mediave serbe, shoferi ka ndërruar jetë nga stresi. Shumë miq dhe të njohur në rrjetet sociale i thonë lamtumirën shoferit të ndjerë. “Nuk ka fjalë që […]

Mars 17, 2025 - 12:00
 0  5
Ndërroi jetë shoferi i Ndihmës së Shpejtë, i cili gjatë gjithë ditës ka transportuar të lënduarit nga zjarri në Koçan
Vetura e ndihmës së shpejtë

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë shoferi i Ndihmës së Shpejtë pasi gjatë gjithë ditës së djeshme ka transportuar të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm në Koçan, transmeton Portalb.mk.

Sipas mediave serbe, shoferi ka ndërruar jetë nga stresi.

Shumë miq dhe të njohur në rrjetet sociale i thonë lamtumirën shoferit të ndjerë.

“Nuk ka fjalë që të përshkruajnë… Ai ishte më shumë se një burrë – një njeri me zemër dhe shpirt të madh. Dje u përpoqët të shpëtonte shpirtra të rinj, të pafajshëm dhe në fund u larguat edhe ju… Pusho në paqe o njeri i madh”, thuhet në një nga njoftimet.

Dje zjarri në diskotekën e Koçanit mori pas vete jetën e 59 të rinjve ndërsa la të plagosur mbi 150 të tjerë.

Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan ka rënë në orët e para të mëngjesit të 16 marsit. 

Arsyet e zjarrit janë përdorimi i mjeteve piroteknike të cilat u përdorën gjatë koncertit të grupit “DNK”, ku më pas ata kapluan tavanin dhe u shpërndanë në mënyrë të pakontrolluar. 

Viktimat dhe të plagosurit janë të rinj nga mosha 16-24 vjeç, i vdekur mbeti edhe një polic, një futbollist i klubit të futbollit Shkupi, anëtarët e grupit “DNK” dhe të tjerë.