Pesë vjet pa libra në shkollat fillore në Maqedoninë e Veriut, MASH-i filloi procedurën për blerjen e tyre
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka filluar procedurë për blerjen e teksteve shkollore për gjuhën e huaja në arsimin fillor. Ata përsëritën që gjithë librat do të vazhdojnë të jenë falas për nxënësit, raporton Portalb.mk. “Pas pesë viteve mësim pa libra të gjuhëve të huaja në shkollat fillore, udhëheqësja e re […]
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka filluar procedurë për blerjen e teksteve shkollore për gjuhën e huaja në arsimin fillor. Ata përsëritën që gjithë librat do të vazhdojnë të jenë falas për nxënësit, raporton Portalb.mk.
“Pas pesë viteve mësim pa libra të gjuhëve të huaja në shkollat fillore, udhëheqësja e re e MASH-it dhe Zyres Pedagogjike e filloi procedurën për blerje, me qëllim që të njëjtat të sigurohen për vitin e ardhshëm 2025/26”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Deri më 28 mars do të mund të aplikohet për librat e anglishtes për klasën e parë dhe të dytë, ato të gjuhës frënge, gjermane, italiane dh ruse nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.
“Procedurat për blerjen e të gjitha librave nga gjuhët e huaja, tërësisht do të përfundojnë para fillimit të vitit shkollor. Nxënësit, një shtatorin do të presin pa brengën rreth asaj nëse do të mjete bazë për të përvetësimin e materialit mësimor, ndërsa mësimdhënësit nuk do të jenë të detyruar të gjejnë në mënyrë të pavarur materiale dhe burime të informacioneve”, sqaroi MASH-i.
Deri më 31 mars do të mund të aplikohet për librat e rinj për klasat e shtata në biologji, kimi, fizikë, gjeografi, arsim qytetar, gjuhë shqipe (lëndë zgjedhore) dhe gjuha e kultura e turqve (lëndë zgjedhore).
Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut më 15 gusht të vitit 2024 publikoi përbërjen e re të Komisionit Kombëtar të teksteve shkollore: prof. Goce Cvetanovski, Dr. Bilall Shahini, prof. Slagjana Brsakoska, dr. Agim Rexhepi, prof. Sasho Tatarçevski, prof. dr. Ana Gaceva, prof. dr.Luben Tevdovski, prof. Nikolla Minov dhe Ilmi Bislimi.
- LEXO: Komisioni kombëtar i teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut me përbërje të re
- LEXO: Janevska: Libra për gjuhët e huaja këtë vit s’do të ketë, por nuk është problem, pasi fëmijët mësojnë nga serialet
- LEXO: RMV, nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit, viti i ri shkollor do të fillojë më 2 shtator