Ndërron jetë edhe një fëmijë 4-vjeçar në spitalin e Strugës
Një fëmijë katër vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Strugës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Ohër. Sipas informacioneve, rasti në polici është raportuar rreth orës 09:50, nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës. “Personeli mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm në Strugë është […]
Një fëmijë katër vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Strugës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Ohër.
Sipas informacioneve, rasti në polici është raportuar rreth orës 09:50, nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës.
“Personeli mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm në Strugë është njoftuar se në Repartin e Fëmijëve në spital është sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Struga, i cili për një kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Përkundër ndihmës urgjente mjekësore, ai vdiq”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.
Autoritetet shtojnë se policia në koordinim me prokurorin publik po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.