Ndërron jetë Jakup Kuqi, njëri prej figurave më të respektuara të futbollit kosovar

Ka vdekur në moshën 79-vjeçar, pjesëtari i gjeneratës së artë të “Vëllaznimit” dhe një ndër figurat e respektuara të futbollit kosovar, Jakup Kuqi. Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe i gjithë komiteti ekzekutiv i FFK-së. Telegrami i ngushëllimit nga Agim Ademi për Jakup Kuqin:

shtator 29, 2025 - 19:00
 0
Ndërron jetë Jakup Kuqi, njëri prej figurave më të respektuara të futbollit kosovar
Ndërron jetë Jakup Kuqi, njëri prej figurave më të respektuara të futbollit kosovar

Ndërron jetë Jakup Kuqi, njëri prej figurave më të respektuara të futbollit kosovar

Ka vdekur në moshën 79-vjeçar, pjesëtari i gjeneratës së artë të “Vëllaznimit” dhe një ndër figurat e respektuara të futbollit kosovar, Jakup Kuqi.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe i gjithë komiteti ekzekutiv i FFK-së.

Telegrami i ngushëllimit nga Agim Ademi për Jakup Kuqin:

E nderuara Familje Kuqi,

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Jakup Kuqi, prandaj në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Jakup Kuqi, i lindur më 12 qershor 1946, ishte pjesë e gjeneratës së artë të Vëllaznimit dhe një ndër figurat e respektuara të futbollit kosovar. Si futbollist, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit gjakovar, duke qenë pjesë e Vëllaznimit, kur klubi u shpall kampion për herë të parë në histori në sezonin, 1967/1968. Ai gjithmonë do të kujtohet për talentin, përkushtimin dhe dashurinë e madhe ndaj kësaj loje të bukur.

Në këto çaste të rënda dhimbjeje, jemi pranë jush për të përballuar këtë humbje të madhe, e cila nuk është vetëm e familjes suaj, por edhe e gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.

Emri dhe kontributi i Jakup Kuqit do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së KF Vëllaznimit dhe futbollit kosovar.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!