Në Çair fillon rikonstruimi i plotë i rrugës “Ferid Murat”/ “Lazar Trpovski”, paralajmërohet edhe rikonstruimi i rrugës “Cvetan Dimov”

Shkup, 13 shkurt – Kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, Orce Gjorgjievski dhe Izet Mexhiti sot njoftuan realizimin e projektit për rikonstruimin e plotë të rrugës “Ferid Murat”,… The post Në Çair fillon rikonstruimi i plotë i rrugës “Ferid Murat”/ “Lazar Trpovski”, paralajmërohet edhe rikonstruimi i rrugës “Cvetan Dimov” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 13, 2026 - 14:00
 0
Në Çair fillon rikonstruimi i plotë i rrugës “Ferid Murat”/ “Lazar Trpovski”, paralajmërohet edhe rikonstruimi i rrugës “Cvetan Dimov”

Shkup, 13 shkurt – Kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, Orce Gjorgjievski dhe Izet Mexhiti sot njoftuan realizimin e projektit për rikonstruimin e plotë të rrugës “Ferid Murat”, përkatësisht “Lazar Trpovski”, në gjatësi të plotë prej një kilometër.

Sipas Mexhitit, faza e parë e projektit – rikonstruimi i 600 metrave të parë, realizohet me mbështetje financiare të Bankës Botërore në vlerë prej rreth 22 milionë denarë, ndërsa Komuna e Çairit merr pjesë me 4 milionë denarë shtesë.

Pjesa e dytë e rrugës do të bëhet përmes thirrjes së Qeverisë dhe me mjete nga buxheti komunal.

“Është parashikuar rikonstruimi i plotë i rrugës, me shtigje të çiklistëve nga të dyja anët, trotuare të reja dhe vendparkime të ligjshme për rreth 200 automjete. Projekti përfshin edhe rikonstruimin e rrethrrotullimit ekzistues, ashtu edhe ndërtimin e dy të rinjve – te shkolla fillore “Ismail Qemali” dhe te udhëkryqi i fundit”, theksoi Mexhiti.

Në kuadër të projektit do të vendoset edhe një ndriçim i ri rrugor. Kryetari i komunës theksoi se kjo rrugë paraqet model për punët e ardhshme infrastrukturore në Çair dhe në Qytetin e Shkupit.

Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, punët infrastrukturore në qytet duhet të realizohen me dinamikë të qartë, koordinim dhe transparencë, me qëllim që qytetarët të marrin zgjidhje cilësore dhe afatgjate.

Gjorgjievski theksoi se çdo komunë ka detyrim të ofrojë zgjidhje moderne të trafikut, zona të mirëmbajtura për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe një mjedis urban të sigurt.

Paralelisht me këtë iniciativë, Gjorgjievski informoi se po përgatitet edhe rindërtimi i rrugës “Cvetan Dimov”, një nga rrugët më frekuentuese në komunë.

Projekti parashikon zgjerimin e rrugës, rregullimin e zonave për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe përmirësimin e sigurisë në trafik në pikat kritike. 

The post Në Çair fillon rikonstruimi i plotë i rrugës “Ferid Murat”/ “Lazar Trpovski”, paralajmërohet edhe rikonstruimi i rrugës “Cvetan Dimov” first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.