Bujqit nga fshatrat e Tetovës ankohen se nuk morën dëmshpërblim për motin e lig në vitin 2024
Tetovë, 13 shkurt – Akoma priten pagesat e dëmshpërblimit për shkak të motit të lig në qershor të vitit 2024, u ankuan sot me tubim protestues para Komunës së Tetovës një… The post Bujqit nga fshatrat e Tetovës ankohen se nuk morën dëmshpërblim për motin e lig në vitin 2024 first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
Tetovë, 13 shkurt – Akoma priten pagesat e dëmshpërblimit për shkak të motit të lig në qershor të vitit 2024, u ankuan sot me tubim protestues para Komunës së Tetovës një grup i bujqve nga fshatrat Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Vogël dhe e Madhe. Sipas tyre, vetëm kjo komunë nga rajoni i Tetovës nuk i ka paguar dëmshpërblimet për bujqit.
Ata morën vendime për dëmin e konstatuar nga komisioni adekuat sipas të cilit do të marrin dhjetë për qind dëmshpërblim, nga pesë nga komuna dhe pesë përqind nga buxheti shtetëror përmes Minsitrisë së Bujqësisë.
“Unë 500 tonë shalqi kam pasur dëmshpërblim. Me atë merrem. Asnjë denar nuk kam marrë nga shteti. Në fund të kësaj komune tonë thanë, para një muaji u tubuam këtu, se është dashur të sigurohemi, por nuk ka të tillë që mund ta sigurojmë bujqësinë. Askush nuk na pret. Paratë nga dëmshpërblimi na nevojiten që të kemi me çka të furnizojmë materiale për punën e pranverës nëpër fusha”, deklaroi Muarem Isaki.
Nga Komuna e Tetovës informojnë se procedura është në rrjedhë dhe se deri në fund të shkurtit bujqit do të dëmshpërblehen.
“Institucionet kompetente i prëfunduan procedurat administrative, duke e hapur rrugën për kryerjen e pagesave. Sipas dinamikës së paraparë, prutet dëmshpërblimi i bujqve të goditur të kryhet deri në fund të këtij muaji”, kumtuan nga Komuna e Tetovës.
Sipas bujqve nga rajonet rurale të Komunës së Tetovës rreth 500 njerëz paraqitën dëme pas motit të lig në vitin 2024.
The post Bujqit nga fshatrat e Tetovës ankohen se nuk morën dëmshpërblim për motin e lig në vitin 2024 first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
