Në Kumanovë shiteshin gjellë të ngrira, AUV asgjësoi 100 kilogramë mish të pasigurt

Përafërsisht njëqind kilogramë mish dhe përgatitje të mishit të pasigurta janë asgjësuar nga shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të martën në Kumanovë, gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme në restorante, mishtore dhe markete, transmeton Portalb.mk. Inspektorët konstatuan një sërë mospërputhjesh, si shitja e gjellë të ngrira, vendosja në treg e hamburgerëve dhe mishra […]

tetor 18, 2024 - 13:01
 0  7
Në Kumanovë shiteshin gjellë të ngrira, AUV asgjësoi 100 kilogramë mish të pasigurt
Kuzhina popullore në RMV. Foto e marrë nga Radio MOF.

Përafërsisht njëqind kilogramë mish dhe përgatitje të mishit të pasigurta janë asgjësuar nga shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të martën në Kumanovë, gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme në restorante, mishtore dhe markete, transmeton Portalb.mk.

Inspektorët konstatuan një sërë mospërputhjesh, si shitja e gjellë të ngrira, vendosja në treg e hamburgerëve dhe mishra në skarë të ngrira, shitja e mishit pa deklarim, si dhe afati i skaduar i librezave sanitare të punonjësve pranë operatorëve ushqimorë. Disa prej tyre nuk kanë pasur dokumentacion të plotë, ndërsa inspektorët kanë shqiptuar masa paralajmëruese dhe gjoba nga 100 deri në 1000 euro, në varësi të peshës së kundërvajtjes dhe madhësisë së operatorit të ushqimit.

Me inspektimet në këtë qytet janë mbuluar edhe dy supermarkete të mëdha, ku nuk janë konstatuar mospërputhje me rregulloret në fushën e sigurisë ushqimore.

Kujtojmë se së fundmi, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari(AUV) solli vendim me të cilin e ndaloi përdorimin e ujit në rajonin e Strumicëspër shkak të prezencës së rritur të manganit dhe bakterieve koliforme.