Në Kuvend sot do të mbahet seancë për nismën për mbajtjen e debatit debat mbikëqyrës për hetimin e tragjedisë së Koçanit
Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve, me iniciativë që të mbajë debat mbikëqyrës për qasjen selektive në hetimin e tragjedisë së Koçanit, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Themelore Publike në Koçan dje ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së sigurimit për të […]


Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve, me iniciativë që të mbajë debat mbikëqyrës për qasjen selektive në hetimin e tragjedisë së Koçanit, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria Themelore Publike në Koçan dje ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së sigurimit për të dyshuarin e fundit të 19-të, të cilit i është zgjatur hetimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Pulse”, njoftoi Prokuroria.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më pas dy pacientë ndërruan jetë dy javë pas tragjedisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 61. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 45 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim.