Sot përfundon sezoni i ngrohjes në Shkup, por mund të shtyhet deri më 30 prill

Sezoni i ngrohjes zyrtarisht përfundon sot, por mund të zgjatet deri më 30 prill, në varësi të kushteve atmosferike, njofton Komisioni Rregullator i Energjetikës, transmeton Portalb.mk. “Nga nesër deri në fund të muajit prill, nëse temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën e nesërme është e barabartë ose më e ulët se 12 ºС, […]

Prill 15, 2025 - 16:00
 0  9
Sot përfundon sezoni i ngrohjes në Shkup, por mund të shtyhet deri më 30 prill
Ngrohje qendrore, foto nga Portalb.mk

Sezoni i ngrohjes zyrtarisht përfundon sot, por mund të zgjatet deri më 30 prill, në varësi të kushteve atmosferike, njofton Komisioni Rregullator i Energjetikës, transmeton Portalb.mk.

“Nga nesër deri në fund të muajit prill, nëse temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën e nesërme është e barabartë ose më e ulët se 12 ºС, furnizuesi është i obliguar të sigurojë temperaturën e ngrohjes prej 20+1 ºС në hapësirat e ngrohjes nga ora 06:00 deri në ora 22:00 gjatë ditës”, njofton KRRE.

Ndryshe nga 1 shkurti, banorët e Shkupit paguajnë ngrohje më të shtrenjtë për 5,03 përqind, kjo do të thotë rritje mujore e ngrohjes për 100 denarë.

Kujtojmë se sezoni i ngrohjes për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit filloi më 15 tetor.