Në samitin e Barcelonës, Rama takon Alex Soros

Kryeministri Rama ka qenë pjesë e samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që u mbajt në Barcelonë dhe ku është takuar gjithashtu me djalin e filantropit George Soros. Ka qenë vetë Alex Soros që ka publikuar në rrjetet sociale foto me Ramën, në njërën prej të cilave kryeministri shqiptar është duke i treguar diçka në telefonin […]

Prill 19, 2026 - 22:00
Në samitin e Barcelonës, Rama takon Alex Soros

Kryeministri Rama ka qenë pjesë e samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që u mbajt në Barcelonë dhe ku është takuar gjithashtu me djalin e filantropit George Soros.

Ka qenë vetë Alex Soros që ka publikuar në rrjetet sociale foto me Ramën, në njërën prej të cilave kryeministri shqiptar është duke i treguar diçka në telefonin e tij celular.

Në samitin e Barcelonës, i thirrur nga kryeministri i Spanjës dhe presidenti i Brazilit marrin pjesë 3000 të ftuar, kryetarë shtetesh, ish-liderë dhe rreth 400 kryetarë bashkish, sindikatash e organizatash.

 

Screenshot