Në Shkup sot do të mbahet marsh protestues për Frosina Kullakovën
Iniciativa “Cili është i radhës?” informoi se sot do të organizojë marsh të ri protestues i cili do të fillojë në orën 16:30 ku para tre javësh disenjatorja e re Frosina Kullakova u godit nga një automobil, njofton Portalb.mk. “I nevojitemi qytetit tonë dhe shoqërisë tonë së bashku, si kolektiv që kërkon përgjegjësi, drejtësi joselektive […]


Iniciativa “Cili është i radhës?” informoi se sot do të organizojë marsh të ri protestues i cili do të fillojë në orën 16:30 ku para tre javësh disenjatorja e re Frosina Kullakova u godit nga një automobil, njofton Portalb.mk.
“I nevojitemi qytetit tonë dhe shoqërisë tonë së bashku, si kolektiv që kërkon përgjegjësi, drejtësi joselektive dhe siguri për çdo qytetar”, thuhet në kumtesën eorganizatorëve.
Marshi protestues prej nga Salla Universale do të vazhdojë drejt Qeverisë në ora 17, pastaj drejt Kuvendit në ora 17:45 dhe para Gjykatës së Apelit në 18:30.
Nga “Cili është i radhës?” konsiderojnë se ka dështuar sistemi që duhet t’i mbrojë qytetarët dhe çdo ditë po e dëshmon jofunksionalitetin e tij.
“Kemi pritur tepër shumë që dikush t’i përmirësojë gjërat, të bëjë ndryshime të vërteta, të na sigurojë jetë të sigurtë cilësore siç e meritojmë. Ka ardhur koha që vetë t’i kërkojmë! Ka ardhur koha që t’i përkujtojmë se kujt i shërbejnë dhe se pse janë në funksionet e tyre!”, thuhet më tej në kumtesë.
Organizatorët potencojnë se protesta është akt politik, por nuk guxon të jetë vegël partiake.
“Potencimi i kërkesave është akt politik, por kjo nuk do të thotë se ndonjë parti duhet ta ndërmerr dhe të manipulojë me betejën e qytetarëve! Gjithësecili që tenton ta minojë protestën me teori të komplotit se paguhet nga dikush, le ta dijë: për protestë nuk nevojitet të holla. Për bllok vizatimi dhe fllomasterë për pankarta – kemi”, thonë nga “Cili është i radhës?”.
Reagimet e këtilla vijnë pasi në rrjetet sociale u publikuan akuza kundër organizatorëve të protestës, se kanë qenë anonime, se nuk dihet se kush u ka dhënë të holla për transparenta, ngjyrë dhe fllaerë duke i lidhur disi këto protesta me të ashtuquajturën “revolucioni i larmë” nga viti 2016.
Nga atje shtojnë se me ndihmëln e ekspertëve dhe mbështetje të qytetarët në forumet e tyre publike, kanë përgatitur kërkesa konkrete të cilat siç thonë “do të mundësojnë sistem më të drejtë, më funksional dhe më të sigurtë për të gjithë ne”.
Rosica Kullakova, motra e të ndjerës Frosina, në rrjetet sociale publikoi se i bashkangjitet iniciativës “Cili është i radhës?” si përfaqësues i familjes.
“Nuk protestojmë kundër Qeverisë, përkundrazi, kërkojmë të vazhdojë të na mbështesë edhe neve si familje, por gjithashtu kërkojmë ta mbështesë iniciativën ‘Cili është i radhës’ dhe t’i dëgjojë kërkesat që do të dalin nga protestat. Të njëjtën e kërkojmë jo vetëm nga pushteti por edhe nga opozita”, shkroi Kullakova në Fejsbuk.
Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.
Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.
- LEXO: Mbi 500 dënime brenda ditës vetëm në Shkup, Toshkovski paralajmëroi sistem të ri
- LEXO: Kur dhe çfarë do të dënohet me kamerat e vëzhgimit në trafikun e Maqedonisë së Veriut?
- LEXO: Në Shkup përsëri u protestua për vdekjen e Frosinës në komunikacion, motra e saj kërkoi përgjegjësi nga gjyqtarja dhe prindi
- LEXO: A u godit Frosina për vdekje me qëllim apo nga pakujdesia?
- LEXO: Shoferi që goditi për vdekje 22 vjeçaren në Shkup ishte në paraburgim deri para gjysmë viti
- LEXO: Një vajzë 22 vjeçare humbi jetën në një aksident trafiku në Shkup, u arrestua shoferi që e goditi