Pelena për një përdorim për foshnja! OJQ: Shteti do t’i refundojë për familjet e varfra

Çmimet e larta të pelenave të njëhershme për foshnja dhe rritja e varfërisë së prindërve vetushqyes, bashkoi rreth 50 organizata joqeveritare të cilat përmes peticionit kërkuan nga qeveria dhe Ministria për politikë sociale, demografi dhe rini, të kërkojnë që shteti t’i refundojë këto shpenzime. Thonë se kanë rritje të kërkesave për ndihmë dhe tashmë organizatat […] The post Pelena për një përdorim për foshnja! OJQ: Shteti do t’i refundojë për familjet e varfra appeared first on InfoShqip.com.

Jan 13, 2025 - 22:00
 0  4
Pelena për një përdorim për foshnja! OJQ: Shteti do t’i refundojë për familjet e varfra

Çmimet e larta të pelenave të njëhershme për foshnja dhe rritja e varfërisë së prindërve vetushqyes, bashkoi rreth 50 organizata joqeveritare të cilat përmes peticionit kërkuan nga qeveria dhe Ministria për politikë sociale, demografi dhe rini, të kërkojnë që shteti t’i refundojë këto shpenzime. Thonë se kanë rritje të kërkesave për ndihmë dhe tashmë organizatat joqeveritare nuk munden në tërësi të ndihmojnë.

Sipas Çollakovskit, vetëm në rajonin e Shkupit, aktualisht ka mbi 100 kërkesa për ndihmë me pelena për një përdorim. Nëse peticioni, që duhet të përfshijë jo vetëm prindërit vetushqyes, por edhe familjet në rrezik social me të porsalindur, do të formohej një komision i përbërë nga përfaqësues qeveritarë dhe joqeveritar, të cilët do të shqyrtonin kërkesat dhe do të vendosnin se kush mund ta përdorte këtë ndihmë.

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Gjoko Vellkovski thotë se aktualisht sistemi i tyre i mbrojtjes sociale nuk njeh prindër vetushqyes, por të gjithë janë të regjistruar si familje në rrezik social. Ai beson se peticioni do të jetë një mundësi për të përmirësuar sistemin në mënyrë që ai të njohë më mirë nevojat e qytetarëve.

Përndryshe sipas të dhënave të fundit nga Enti për statistikë, në 2021 madje gjysma e prindërve vetushqyes me fëmijë për të cilët kujdesen, janë të varfër. Domethënë, nëse është prind vetushqyes me një fëmijë, ata jetojnë me maksimum 13 mijë denarë në muaj. Sipas hulumtimeve të organizatave joqeveritare, madje 80% të prindërve vetushqyes janë gra.

The post Pelena për një përdorim për foshnja! OJQ: Shteti do t’i refundojë për familjet e varfra appeared first on InfoShqip.com.