Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi: Bashkimi i VLEN-it në një parti politike, moment historik për shqiptarët në rajon

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Luçiano Boçi, i pranishëm në Kongresin e parë të VLEN-it, e ka cilësuar bashkimin e këtij koalicioni në një parti si një moment me rëndësi të veçantë politike për shqiptarët në rajon. Në fjal...

maj 9, 2026 - 21:30
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi: Bashkimi i VLEN-it në një parti politike, moment historik për shqiptarët në rajon

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Luçiano Boçi, i pranishëm në Kongresin e parë të VLEN-it, e ka cilësuar bashkimin e këtij koalicioni në një parti si një moment me rëndësi të veçantë politike për shqiptarët në rajon.

Në fjalën e tij, Boçi theksoi se ky zhvillim nuk ka rëndësi vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë faktorin shqiptar në rajon, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit politik.

Ai përcolli gjithashtu përshëndetjet e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili uroi suksese për punimet e kongresit dhe për misionin politik të VLEN-it në përfaqësimin me dinjitet, kurajo dhe vizion të shqiptarëve.

“Ky kongres nuk është thjesht një mbledhje organizative, por një moment reflektimi, përgjegjësie dhe vendimmarrjeje për të ardhmen. Është një akt politik me peshë të madhe historike, sepse për herë të parë në historinë pluraliste të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, një koalicion po shndërrohet në një subjekt politik”, u shpreh Boçi.

The post Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi: Bashkimi i VLEN-it në një parti politike, moment historik për shqiptarët në rajon appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.