“Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

Komentatori i njohur i sportit Andin Lokaj ka parashikuar ndeshjen historike të kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20 e 45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Lokaj ka thënë se euforia për këtë ndeshje duhet të evitohet në maksimun për shkak se mund të ndikoj në situatën e […]

Mars 31, 2026 - 15:30
“Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

Komentatori i njohur i sportit Andin Lokaj ka parashikuar ndeshjen historike të kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20 e 45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lokaj ka thënë se euforia për këtë ndeshje duhet të evitohet në maksimun për shkak se mund të ndikoj në situatën e cila mund të komplikojë ndeshjen e sotme.

Ai ka komentuar se si lojtarët e Kosovës që luajnë në mes fushë të kenë kujdes të jashëtzakonshëm ndaj yllit turk Arda Guler.

“Duhet të kemi kujdes nga ndonjë karton i kuq, sidomos ndërhyrjet në Arda Guler, mesfusha duhet t`i ketë të matura”, ka thënë Lokaj.

Sipas tij ylli i Real Madrit, Arda Guler duhet me çdo kusht të ndalet.

“Nëse arrihet që Arda të neutralizohet me inteligjencë, atëherë kemi gjasa të mira për sukses historik”, ka thënë Andin Lokaj.

Lokaj ka thënë se kështu mund të shënoj kombëtarja e Kosovës ndaj Turqisë sonte.

“Shpresojmë që turqit të gabojnë sa më shumë e ne të konkretizojmë rastet nga gabimet e tyre”, ka thënë Andin Lokaj për Periskopi