“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për Kosovën” – Albian Hajdari me mesazh të fuqishëm
Pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë me rezultat 1-0, në finale të play-offit kualifikues për Kupën e Botës 2026, mbrojtësi i talentuar Albian Hajdari ka dhënë një reagim emocionues përmes rrjeteve sociale. Hajdari, i cili u detyrua të largohej nga fusha më herët për shkak të një lëndimi në kokë, ka theksuar se, pavarësisht rezultatit, […]


Pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë me rezultat 1-0, në finale të play-offit kualifikues për Kupën e Botës 2026, mbrojtësi i talentuar Albian Hajdari ka dhënë një reagim emocionues përmes rrjeteve sociale.
Hajdari, i cili u detyrua të largohej nga fusha më herët për shkak të një lëndimi në kokë, ka theksuar se, pavarësisht rezultatit, krenaria për ekipin dhe vendin mbetet e palëkundur:
“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend! Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve. Nga ndeshja e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova gjithmonë në zemër!”, ka shkruar ai.
Hajdari ishte një nga lojtarët më të spikatur gjatë eliminatoreve, duke shënuar paraqitje të shquara dhe duke ndihmuar ekipin të arrijë deri në finale.
Kosova ngjitet në ranglistën e FIFA-s pas kampanjës pozitive, arrin renditjen më të mirë në histori
Lëndimi i pësuar nuk e largoi nga loja, luajti për disa minuta ashtu, për t’ia liruar pastaj vendin Fidan Alitit.
Ky reagim i Hajdarit vjen si një mesazh i fuqishëm për tifozët dhe bashkëqytetarët, duke theksuar se rruga e Kosovës në futboll, edhe pse e vështirë, është vetëm në fillim dhe do të sjellë suksese në të ardhmen.