Nesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Në komunikacionin e qytetit të Shkupit nesër do të ketë kufizime për shkak shënimit të 153 vjetorit ë lindjes së Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk. “Do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht do të mbyllet për komunikacion rruga Samoillova në shtrirjen rrugore nga rruga Iljo Vojvoda (Viadukt-Samoillova) deri te udhëkryqi me rrugën Prohor Pçinski”, paralajmëroi Policia e Maqedonisë […]

shkurt 3, 2025 - 21:00
 0  4
Nesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit
Vetura, automjete, komunikacion, kaos, rruge, semafor, rremuje, shkup, analiza ekonomike, qytet

Në komunikacionin e qytetit të Shkupit nesër do të ketë kufizime për shkak shënimit të 153 vjetorit ë lindjes së Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk.

Do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht do të mbyllet për komunikacion rruga Samoillova në shtrirjen rrugore nga rruga Iljo Vojvoda (Viadukt-Samoillova) deri te udhëkryqi me rrugën Prohor Pçinski”, paralajmëroi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Kufizimet do të vlejnë nesër (04 shkurt), duke filluar prej orës 06:00. Aktivitetet do të zhvillohen në kishën Shën Spas në Shkup.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në ora 11:00 do të vendosë lule në kishën Shën Spas., kur pritet të marrë pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Sergej Popov, Daniella Bellimova dhe Daniella Nikollova.

Ndryshe, kryediplomati bullgar Georg Georigiev ka sqaruar që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk do të shënojnë së bashku këtë përvjetor në Shkup, pasi nuk ka marrë ftesë nga Maqedonia e Veriut.

Georgiev ka vlerësuar se raportet mes dy vendeve janë specifike, ndërsa historia duhet të bashkoj e jo të përçajë.