Rroga minimale dhe shporta e konsumatorit në RMV, dy temat që u diskutuan në mbledhjen e Këshillit Socio-Ekonomik
Në Këshillin Socio-Ekonomik sot u mbajt mbledhja e radhës, ku rroga minimale dhe shporta zyrtare konsumatorë ishin dy çështjet kryesore që u diskutuan, transmeton Portalb.mk. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit rreth përcaktimit të shportës konsumatorë zyrtare, duke vlerësuar se shporta e tyre konsumatore është objektive. Në përcaktimin e […]
Në Këshillin Socio-Ekonomik sot u mbajt mbledhja e radhës, ku rroga minimale dhe shporta zyrtare konsumatorë ishin dy çështjet kryesore që u diskutuan, transmeton Portalb.mk.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit rreth përcaktimit të shportës konsumatorë zyrtare, duke vlerësuar se shporta e tyre konsumatore është objektive.
Në përcaktimin e shportës zyrtare për konsumatorët do të marrin pjesë përfaqësues të sindikatave, Entit Shtetëror për Statistika, Organizata e Konsumatorëve dhe përfaqësuesit e ministrisë së ekonomisë dhe financave.
Në këtë mbledhje të Këshillit Socio-Ekonomik që u mbajt në Qeveri, nuk u vendos asgjë në lidhje me pagën minimale. LSM-ja kërkoi mbështetje nga Qeveria për rritjen e rrogës minimale prej sot, ashtu që qeveria të paguajë kontributet.
Ata vlerësojnë se rroga minimale mund të rritet deri 24 700 denarë.
Punonjësit nga shtatë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe Arkivi Shtetëror nga 14 deri më 17 janar të këtij viti mbajtën disa protesta paralajmëruese para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave, duke kërkuar nënshkrimin e kontratave kolektive dhe pagesën e shtesave të pagave prej 30 përqind.