Ka rënë numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të të punësuarve për 4.7 përqind në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me dhjetorin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie […]
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të të punësuarve për 4.7 përqind në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me dhjetorin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 3.3 % te Prodhimet kapitale për 3.0 %, Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.3 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje raportohet të ketë prodhimi i qëndrueshëm për konsum të gjerë (25.7 %), ndërsa rritja më e theksuar është regjistruar te prodhimi i makinerive (36 %).