Nesër homazhet për Fatos Nanon në Tiranë, të ftuar edhe personalitete nga Kosova

Nesër, më 2 nëntor, Shqipëria do të zhvillojë homazhe shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor në Tiranë, në moshën 72 vjeçare. Ceremonia do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe do të nisë në orën 08:30 me pritjen e qytetarëve. Në ora 11:15, do të mbajnë fjalime një

Nëntor 1, 2025 - 18:00
 0
Nesër homazhet për Fatos Nanon në Tiranë, të ftuar edhe personalitete nga Kosova
Nesër homazhet për Fatos Nanon në Tiranë, të ftuar edhe personalitete nga Kosova

Nesër homazhet për Fatos Nanon në Tiranë, të ftuar edhe personalitete nga Kosova

Nesër, më 2 nëntor, Shqipëria do të zhvillojë homazhe shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor në Tiranë, në moshën 72 vjeçare.

Ceremonia do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe do të nisë në orën 08:30 me pritjen e qytetarëve. Në ora 11:15, do të mbajnë fjalime një anëtar i familjes dhe kryeministri Edi Rama, pasuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste. Përveç tyre, në ceremoni janë të ftuar edhe personalitete nga Kosova.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, trupi i Fatos Nanos do të përcillet me nderime për në banesën e fundit në Sharrë, ndërsa shërbesa fetare do të zhvillohet në privatësi nga familja.Në nderim të tij, flamujt shtetërorë do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.