Nesimi: Është mirë që VLEN të shkrihet në një parti, por s’është patjetër!

Në koalicionin VLEN ka harmoni të brendshem, nga ku liderët po tregohen unik në çdo paraqitjet të tyre, ka vlerësuar analisti Florian Nesimi. “Vetë mënyra sesi funksionon koalicioni VLEN, duket se ka harmoni të brendshem. Liderët po tregohen unikë, në çdo paraqitje që dalin dalin së bashku. Deklaratat i kanë të njejta mbase edhe kushtet […]

Nëntor 6, 2025 - 13:00
 0
Nesimi: Është mirë që VLEN të shkrihet në një parti, por s’është patjetër!

Në koalicionin VLEN ka harmoni të brendshem, nga ku liderët po tregohen unik në çdo paraqitjet të tyre, ka vlerësuar analisti Florian Nesimi.

“Vetë mënyra sesi funksionon koalicioni VLEN, duket se ka harmoni të brendshem. Liderët po tregohen unikë, në çdo paraqitje që dalin dalin së bashku. Deklaratat i kanë të njejta mbase edhe kushtet për të krijuar një parti të vetme mirëpo, unë mendoj se ato ligjerisht nuk e kanë patjetër”.

Analisti politik Nesimi gjatë intervistës për emisionin “Dialog te Lajm’i”, ka thënë se kushtet janë krijuar që VLEN të shkrihet në një parti, mirëpo ligji nuk i obligon për një gjë të tillë, andaj koalicioni mund të garoj i përbashkët në zgjedhje.

“Kushtet janë krijuar por nuk është diçka e patjetërsueshme. Ata janë një koalicion që po i çojnë punët mirë edhe nuk është e obliguar, as ligji nuk të obligon…mund të dalësh në zgjedhje edhe si koalicion. Mendoj se nuk është diçka që ata duhet të shpejtojnë, Ata kanë rezultate të mira, dhe nuk kanë asnjë arsyje të nxitojnë. E mira do të ishte harmonizimi të ishte më i fortë mirëpo përderisa nuk ke problem me ligjin edhe koalicioni mund të garoj i përbashkët në zgjedhje edhe mendoj se nuk është diçka e patjetërsueshme”, citohet të ketë theksuar analisti Florian Nesimi./ GazetaLajm