AUV-ja sekuestroi kikirikë dhe arra në rajonin e Shkupit
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka sekuestruar ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në një automjet në zonën Çuçer-Sandevë, përcjell TV21. Sipas raportimeve, pas marrjes së një njoftimi, me ndërhyrjen e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, u krye një inspektim i jashtëzakonshëm i automjetit që transportonte ushqim me origjinë […]
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka sekuestruar ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në një automjet në zonën Çuçer-Sandevë, përcjell TV21. Sipas raportimeve, pas marrjes së një njoftimi, me ndërhyrjen e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, u krye një inspektim i jashtëzakonshëm i automjetit që transportonte ushqim me origjinë të panjohur. Gjatë kontrollit, u gjetën:
- 1.060 kilogramë arra të shtypura
- 581 kilogramë kikirikë të mbështjellë me erëza, pa etiketim dhe pa informacion të nevojshëm për konsumatorët
Në të njëjtën dërgesë u zbuluan edhe 900 kilogramë arra indiane, të deklaruara si duhet.
“Pasi produktet nuk kishin dokumentacion të duhur për origjinën dhe cilësinë, në përputhje me Ligjin për Sigurinë Ushqimore, sasitë e gjetura janë shpallur të pasigurta dhe do të shkatërrohen pa rrezik. Kundër personit të kapur gjatë kontrollit është inicuar një procedurë kundërvajtjeje për vendosjen e ushqimit të pasigurt në treg, respektivisht për tregtim nga një operator i paregjistruar dhe mungesë të informacionit të nevojshëm për konsumatorët”, njoftoi AUV.
Personi përgjegjës u gjobit me 600 euro, e konvertuar në denarë sipas ligjit.