Netanyahu: Do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun derisa të rivendosim sigurinë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun “kudo që të jetë e nevojshme”. Izraeli ka deklaruar më parë se armëpushimi 2 javor SHBA-Iran nuk e përfshin Libanin, megjithatë Irani thotë se sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër Libanit barazohen me një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes . “Mesazhi ynë […]

Prill 9, 2026 - 17:00
Netanyahu: Do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun derisa të rivendosim sigurinë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun “kudo që të jetë e nevojshme”.

Izraeli ka deklaruar më parë se armëpushimi 2 javor SHBA-Iran nuk e përfshin Libanin, megjithatë Irani thotë se sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër Libanit barazohen me një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes .

“Mesazhi ynë është i qartë: Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të jetë në shënjestër. Ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rivendosim sigurinë e plotë për banorët e veriut”, tha Netanyahu.

Deklarata e tij erdhi pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan vrasjen e Ali Yusuf Harshi , sekretarit dhe nipit të sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem.