Nga 30 në mbi 200 drerë: Suksesi i qendrës riprodhuese në Parkun Kombëtar Galiçica
Qendra riprodhuese për drerë në Parkun Kombëtar Galiçica ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik pas publikimit të një videoje që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke mahnitur shumë qytetarë, The post Nga 30 në mbi 200 drerë: Suksesi i qendrës riprodhuese në Parkun Kombëtar Galiçica appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Qendra riprodhuese për drerë në Parkun Kombëtar Galiçica ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik pas publikimit të një videoje që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke mahnitur shumë qytetarë, raporton TV21.
Pas interesimit të madh dhe pyetjeve të shumta lidhur me kujdesin, ushqimin dhe sigurinë e drerëve, nga Parku Kombëtar Galiçica sot janë publikuar edhe fotografi që pasqyrojnë punën e përditshme në terren.
Sipas njoftimit zyrtar, për drerët kujdeset çdo ditë shërbimi i përkushtuar i ranxherëve. Renxheri Laze, së bashku me ndihmësit e tij Jane dhe Kire, janë vazhdimisht të pranishëm në qendër, duke siguruar ushqim dhe ujë, duke kryer kontrolle të rregullta dhe duke u kujdesur për sigurinë dhe mirëqenien e kafshëve.
Rezultatet e këtij angazhimi janë të dukshme. Në vitin 2019, popullsia e drerëve numëronte rreth 30 individë, ndërsa sot ajo ka kaluar shifrën prej mbi 200 drerësh. Për më tepër, qendra është e pajisur me sistem kamerash për mbikëqyrje, që mundëson monitorim të vazhdueshëm dhe reagim të shpejtë në rast të ndonjë rreziku.
Qendra riprodhuese është hapur në vitin 2019 me qëllim të menaxhimit aktiv të kullotave malore, mbrojtjes dhe rikuperimit të popullsisë së drerëve, si dhe ruajtjes afatgjate të biodiversitetit në Parkun Kombëtar Galiçica. Nga administrata theksojnë se ky model kontribuon në krijimin e ekosistemeve të shëndetshme, ruajtjen e balancës natyrore dhe garantimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për parkun.
Në fund, nga Parku Kombëtar Galiçica falënderojnë qytetarët për interesimin dhe mbështetjen e treguar, duke theksuar se kujdesi për natyrën mbetet një përgjegjësi e përbashkët.
Flaka
The post Nga 30 në mbi 200 drerë: Suksesi i qendrës riprodhuese në Parkun Kombëtar Galiçica appeared first on Flaka, në çdo lajm... .