Mashtrim në Tetovë: Dy vëllezër humbin 15 mijë euro për pension të rremë
Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar më 12 janar 2026 në SPB Tetovë se ai dhe vëllai i tij janë mashtruar për një shumë prej 15.000 eurosh The post Mashtrim në Tetovë: Dy vëllezër humbin 15 mijë euro për pension të rremë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar më 12 janar 2026 në SPB Tetovë se ai dhe vëllai i tij janë mashtruar për një shumë prej 15.000 eurosh nga një person nga Tetova, me inicialet L.
Sipas informacioneve të publikuara nga Tetovasot, ngjarja ka ndodhur gjatë vitit 2024, kur i dyshuari u kishte ofruar ndihmë për realizimin e pensionit nga një shtet i huaj. Me këtë premtim, ai u kishte kërkuar viktimave para në formë “depozite” dhe i kishte detyruar të nënshkruanin dokumente blanko.
Meqenëse procedura për sigurimin e pensionit nuk u realizua dhe i dyshuari nuk përmbushi premtimet, viktimat kuptuan se kishin rënë pre e mashtrimit dhe e denoncuan rastin në polici.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e përgjegjësisë penale të personit të dyshuar.
Flaka
The post Mashtrim në Tetovë: Dy vëllezër humbin 15 mijë euro për pension të rremë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .