Nga krimi, denoncimi i nënës e deri tek arrestimi – Krejt çka dihet për vrasjen e trefishtë në Mal të Zi

Njëzetepesëvjeçari Vehid Muriq, dyshohet se pardje ka vrarë tre persona në Podgoricë dhe më pas ka shkuar në vendlindjen e tij, në Rozhajë, ku është paraqitur në derën e shtëpisë familjare. “Nanë, i kam përgjakur duart, kam vrarë tre njerëz… më fal”, thuhet se ka thënë ai, sipas burimeve të gazetës “Vijesti” nga hetimet. Sipas

Prill 22, 2026 - 11:30
Nga krimi, denoncimi i nënës e deri tek arrestimi – Krejt çka dihet për vrasjen e trefishtë në Mal të Zi
nga-krimi,-denoncimi-i-nenes-e-deri-tek-arrestimi-–-krejt-cka-dihet-per-vrasjen-e-trefishte-ne-mal-te-zi

nga-krimi,-denoncimi-i-nenes-e-deri-tek-arrestimi-–-krejt-cka-dihet-per-vrasjen-e-trefishte-ne-mal-te-zi

Njëzetepesëvjeçari Vehid Muriq, dyshohet se pardje ka vrarë tre persona në Podgoricë dhe më pas ka shkuar në vendlindjen e tij, në Rozhajë, ku është paraqitur në derën e shtëpisë familjare.

“Nanë, i kam përgjakur duart, kam vrarë tre njerëz… më fal”, thuhet se ka thënë ai, sipas burimeve të gazetës “Vijesti” nga hetimet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Murić ka përdorur armë të ftohtë pas një konflikti me tre viktimat – vëllezërit Denis (28) dhe Nezrin Hot (27) nga Rozhaja dhe shtetasin e Kosovës, Kenan Miraljemoviq.

Pak pas orës 20:00 mbrëmë, Policia njoftoi se Muriq është arrestuar në qendër të kësaj komune në veri të vendit.

Një burim i gazetës tha se katër bojaxhinjtë ishin përleshur për shkak të një borxhi.

Nga Policia u deklarua zyrtarisht se vrasjes, në të cilën është përdorur armë e ftohtë, i kanë paraprirë “mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit”.Ata theksuan se, sipas njohurive të tyre, kjo ngjarje nuk është e lidhur me veprimtarinë e strukturave kriminale.

“Supozohet se këtij akti penal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale ndërmjet personave të vrarë dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja. Në vendngjarje po kryhet këqyrja. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, vepra penale ka shumë gjasa të jetë kryer me përdorimin e një arme të ftohtë. Për detajet e masave dhe veprimeve të ndërmarra, publiku do të njoftohet me kohë”, njoftoi policia dje pak minuta para orës 14:00.