Orce Gjerogjievski merr detyrën e kryetarit të Shkupit! Premton pastrim, projekte të reja dhe largime në ndërmarrjet publike

Erdhi me një buqetë me lule, për t’ia “marr” vendin e punës! Takim i ftohtë që zgjati me pak se një orë ndërmjet Orce Gjeorgjievskit dhe Danella Arsovskas në pranim dorëzimin e detyrës së kreut të Qytetit të Shkupit. Në largim Arsovska nuk foli për mediat! Kryetari i ri u zotua se gjëja e parë […] The post Orce Gjerogjievski merr detyrën e kryetarit të Shkupit! Premton pastrim, projekte të reja dhe largime në ndërmarrjet publike appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 6, 2025 - 19:00
 0
Orce Gjerogjievski merr detyrën e kryetarit të Shkupit! Premton pastrim, projekte të reja dhe largime në ndërmarrjet publike

Erdhi me një buqetë me lule, për t’ia “marr” vendin e punës!

Takim i ftohtë që zgjati me pak se një orë ndërmjet Orce Gjeorgjievskit dhe Danella Arsovskas në pranim dorëzimin e detyrës së kreut të Qytetit të Shkupit. Në largim Arsovska nuk foli për mediat!

Kryetari i ri u zotua se gjëja e parë që do të bëj është pastrimi i kryeqytetit nga mbeturinat, aksion i cili do filloj nga mesnata për 72 orë, larje të shesheve e bulevardeve dhe jo vetëm.

“Do të përgatitim rebalanc të buxhetit që duhet ta miratojmë shpejtë, duke përfshirë projekte të reja që do t’i fillojmë në Qytetin e Shkupit, në fokus i kemi katër prej të cilëve me dekada kanë mbetur anash, në periudhën që pasoj do ti zhbllokojmë dhe do ti realizojmë shpjet. Lidhja në ‘Momin Potok’, Bulevardi ‘Boris Trajkovski’ dhe dy urat njëra në Ljublanska dhe tjera te Gjenerali Apostol nga Aerodromi drejt Gazi Babës”, tha Gjeorgjievski.

Ai paralajmëroi edhe ndërrimin e drejtorëve të ndërmarrjeve publike, por edhe përjashtime nga puna.

“Të gjithë ata që kanë keqpërdorur vendet e tyre të punës, ndërsa janë paguar nga qytetarët, posaçërisht për ata që kam informacione dhe sonte do të jap detaje për këtë, që nuk kanë shkuar në punë e kanë marrë paga, pa taktizime, pa marrë parasysh kush nga vjen as pa përcaktime politike, fetare apo etnike, do të largohen nga puna që sot në numër të madh nga puna. Absolutisht edhe me kallëzime penale, do të pasojë revizioni në të gjitha ndërmarrjet publike dhe në Qytetin e Shkupit”, tha Gjeorgjievski.

Derisa jepej deklarata, vetëm se filluan të hiqen barrierat e vogla në hyrje të zyrave për evidencë në punë.

Takim pritet të ketë nesër edhe me pronarët e transportuesve privat të NQP-së, për tejkalim të krizës duke paralajmëruar edhe 60 autobus tjerë në linjat e kryeqytetit, për mos të dështuar transporti publik.

The post Orce Gjerogjievski merr detyrën e kryetarit të Shkupit! Premton pastrim, projekte të reja dhe largime në ndërmarrjet publike appeared first on InfoShqip.com.