Nikolloski: 479 kompanive në fushën e ndërtimtarisë dhe urbanizmit do t’u merret licenca

479 kompanive në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës do t’u hiqet leja e punës pasi pas dhënies së tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili njoftoi se deri më tani janë kontrolluar mbi 3100 licenca dhe leje […]

Mars 25, 2025 - 18:00
 0  4
Nikolloski: 479 kompanive në fushën e ndërtimtarisë dhe urbanizmit do t’u merret licenca
Aleksandar Nikollovski. Foto nga profili i tij në Facebook

479 kompanive në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës do t’u hiqet leja e punës pasi pas dhënies së tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili njoftoi se deri më tani janë kontrolluar mbi 3100 licenca dhe leje për punë në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, transmeton Portalb.mk.

“Për të mos krijuar konfuzion, kontrollet bëhen te licencat në pjesën e numrit të nevojshëm të punonjësve, dhe në pjesën e cilësisë së ekzekutimit dhe në atë të cilësisë së ekzekutimit në kohë ka mbikëqyrje përkatëse që kontrollojnë ndërtimet”, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolloski.

Për shkak të parregullsive të konstatuara, Ministria e Transportit ka marrë vendim për konfiskimin e:

  • 73 personave juridikë licenca A për kontraktues ndërtimi të kategorisë së parë;
  • 228 personave juridikë B licencë për kontraktues ndërtimi të kategorisë së dytë;
  • 9 subjekteve juridike licenca A për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve të kategorisë së parë;
  • 32 persona juridikë B licencë për mbikëqyrje të ndërtimit të objekteve të kategorisë së dytë;
  •  32 personave juridikë, licenca A për projektimin e objekteve të kategorisë së parë;
  • 78 persona juridikë licencën B për projektimin e ndërtimeve të kategorisë së dytë;
  •  7 persona juridikë licencën B për rishikim të dokumentacionit të projektit të ndërtimeve të kategorisë së dytë;
  •  3 personave juridik Rishikimi i licencës së dokumentacionit të projektit të objekteve të kategorisë së parë;
  • për 2 persona juridikë, licencë për drejtuesin e mirëmbajtjes së objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë;
  • 2 personave juridikë drejtues ndërtimi;
  •  13 personave juridikë licencë për zhvillimin e planeve urbanistike.

Lista do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike, BNJVL-së dhe institucioneve tjera përkatëse.

Gjithashtu, ministri i Transportit bëri të ditur se do të iniciohen ndryshime ligjore që kontrollet e tilla të jenë të detyrueshme çdo gjashtë muaj dhe jo në baza vullnetare si më parë.

“Qëllimi nuk është ndëshkimi, por detyrimi i kompanive të cilat vullnetarisht janë pajtuar me kushtet e parapara me ligj, t’i plotësojnë ato vullnetarisht sepse dukuria është që në momentin e paraqitjes së kërkesës t’i plotësojnë ato dhe pastaj të ndërpresin përmbushjen e atyre kushteve”, shton Nikolloski.

Kontrollet, siç tha ai, do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Kujtojmë se instituconet kanë intensifikuar aktivitetet kontrolluese, të cilat vijnë pas tragjedisë në Koçan ku në një klub nate u dogjën 59 persona.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.