Nimani: Bursat janë meritë e studentëve, jo vegël për propagandë dhe abuzim
Kryetari i “Forumit Intelektual Evropa 2030”, Artan Nimani, ka dënuar ashpër keqpërdorimin e studentëve dhe institucioneve akademike për qëllime politike dhe elektorale. Nimani thotë se fotot dhe takimet e studentëve elitë me Ministren e Arsimit dhe zyrtarët e saj për qëllime promovimi politik janë një cenim i rëndë i integritetit akademik dhe meritokracisë“Forumi i Intelektualëve
Kryetari i “Forumit Intelektual Evropa 2030”, Artan Nimani, ka dënuar ashpër keqpërdorimin e studentëve dhe institucioneve akademike për qëllime politike dhe elektorale.
Nimani thotë se fotot dhe takimet e studentëve elitë me Ministren e Arsimit dhe zyrtarët e saj për qëllime promovimi politik janë një cenim i rëndë i integritetit akademik dhe meritokracisë“Forumi i Intelektualëve “Europa 2030” dënon ashpër keqpërdorimin e studentëve dhe institucioneve akademike për qëllime politike dhe elektorale.
Fotot dhe takimet e studentëve elitë me Ministren e Arsimit dhe zyrtarët e saj për qëllime promovimi politik janë një cenim i rëndë i integritetit akademik dhe meritokracisë”, thotë Nimani.
“Bursat studentore janë meritë ekskluzive e studentëve dhe përfaqësojnë punën dhe përkushtimin e tyre personal, jo një “dhuratë” e qeverisë apo universiteteve. Këto arritje nuk duhet të përdoren si vegla propagandistike për promovim elektoral. Fakti që kjo qasje po aplikohet tani, gjatë fushatës zgjedhore, dhe jo katër vite më parë, ngre dyshime serioze për manipulim dhe qëllime të pastra politike”, thotë tutje Nimani.
“Në këtë kontekst, Forumi i Intelektualëve “Europa 2030” mbështet plotësisht reagimin e organizatave studentore, të cilat kanë denoncuar këto praktika të papranueshme. Organizatat studentore janë shprehur qartë kundër përdorimit të studentëve për qëllime politike, duke theksuar se universitetet nuk duhet të jenë mjet propagandistik, por hapësira të zhvillimit të dijeve dhe mendimit kritik. Për më tepër, organizimi i këtyre ngjarjeve përmes rektoratet, duke përdorur transportin e financuar nga buxheti publik, përbën shkelje të qartë të ligjit dhe të etikës administrative. Universitetet duhet të jenë të mbrojtura nga ndikimi politik dhe të respektojnë autonominë akademike. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve dhe komunitetit akademik të qëndrojnë të bashkuar kundër politizimit të arsimit dhe të mbështesin transparencën dhe llogaridhënien në përdorimin e fondeve publike”, ka shkruar Nimani.