Nis protesta e shtatë e opozitës para kryeministrisë

Ka nisur protesta e shtatë e opozitës para kryeminsitrisë. Kreu i Partisë Demokratike Sali berisha ka mbërritur në bulevardin Dëshmorët e Kombit së bashku me aleatët, deputetët dhe mbështetësit opozitarë, ku marshoi nga selia blu për tu bashkuar me protestuesit para kryeministrisë Në protestën e sotme janë rikthyer edhe fjalimet. Përveç kreut demokrat do të […]

Prill 17, 2026 - 20:30
Nis protesta e shtatë e opozitës para kryeministrisë

Ka nisur protesta e shtatë e opozitës para kryeminsitrisë. Kreu i Partisë Demokratike Sali berisha ka mbërritur në bulevardin Dëshmorët e Kombit së bashku me aleatët, deputetët dhe mbështetësit opozitarë, ku marshoi nga selia blu për tu bashkuar me protestuesit para kryeministrisë

Në protestën e sotme janë rikthyer edhe fjalimet. Përveç kreut demokrat do të jenë edhe  Besart Xhaferri, Eda Grimci, Edvin Cami dhe Senada Mehmeti.

Për protestën e sotme të opozitës Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin.

Në terren janë angazhuar 1500 efektivë, po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.