Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

Ndërkohë një incident tjetër mes shtetasve turq. Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi urdhër për procedurë hetimore kundër shtetasit turk 35-vjeçar, i cili dyshohet se për tentim vrasje. Pas mesnatës në afërsi të Klubit të Deputetëve, ai me dashje ka tentuar të privojë nga jeta një tjetër shtetas turk. Pas një përplasjes verbale, filluan përleshjen […]

maj 10, 2025 - 21:00
 0  4
Një incident tjetër mes shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut

Ndërkohë një incident tjetër mes shtetasve turq. Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi urdhër për procedurë hetimore kundër shtetasit turk 35-vjeçar, i cili dyshohet se për tentim vrasje. Pas mesnatës në afërsi të Klubit të Deputetëve, ai me dashje ka tentuar të privojë nga jeta një tjetër shtetas turk. Pas një përplasjes verbale, filluan përleshjen fizike me çrast i dëmtuari ra në tokë. Në atë moment, i dyshuari mori një kapak të pusetës dhe e goditi disa herë në kokë. Edhe pse i lënduari humbi ndjenjat, i dyshuari vazhdoi ta godiste me shqelma në kokë dhe trup. Pas mbërritjes se policisë, i dyshuari nuk ndalonte së godituri të lënduarit. Prokuroria theksoi se ekziston rreziku i arratisjes së 35- vjeçarit, pas nuk ka vendbanim të regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë qëllim u propozua caktimi i masës së paraburgimit. /Alsat.mk