Protestë në Koçani për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Me fotografi të viktimave dhe me pankarta, familjarët e viktimave sot dolën me “Marsh për engjujt” në Koçan. Protesta filloi nga parku i qytetit dhe vazhdoi para stacionit policor, prokurorisë dhe gjykatës. Protesta filloi në ora 16:05 si simbolikë për vonesën e institucioneve, ndërsa përmes marshit dhe me fotografi para institucioneve kërkuan drejtësi. I ati […]

maj 10, 2025 - 21:00
 0  4
Protestë në Koçani për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Me fotografi të viktimave dhe me pankarta, familjarët e viktimave sot dolën me “Marsh për engjujt” në Koçan.

Protesta filloi nga parku i qytetit dhe vazhdoi para stacionit policor, prokurorisë dhe gjykatës. Protesta filloi në ora 16:05 si simbolikë për vonesën e institucioneve, ndërsa përmes marshit dhe me fotografi para institucioneve kërkuan drejtësi.

I ati i një viktime kërkoi që të mos heshtet, por të diskutohet për shkak se heshtja na solli në tragjedi.

Ndryshe, më herët familjarët e viktimave përmes një letre njoftuan se kanë refuzuar ftesën e kryeministrit që të takohen në Qeveri të hënën dhe kërkojnë që takimi të ndodhë në Koçan.