Një person nga Shkupi dyshohet se i ka vënë zjarrin Odës së Avokatëve, Prokuroria e Shkupit propozoi masë paraburgimi
Një dyzet e një vjeçar nga Shkupi dyshohet se me paramendim i ka vënë zjarrin të hënën e kaluar objektit ku ndodhet Oda e Avokatëve, në të cilin janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, njoftoi Prokuroria Publike, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve, ai aktualisht ndodhet në arrati dhe për të do të lëshohet fletarrest. Në ndërkohë, […]
Një dyzet e një vjeçar nga Shkupi dyshohet se me paramendim i ka vënë zjarrin të hënën e kaluar objektit ku ndodhet Oda e Avokatëve, në të cilin janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, njoftoi Prokuroria Publike, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve, ai aktualisht ndodhet në arrati dhe për të do të lëshohet fletarrest.
Në ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore dhe kërkon që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, e cila do të fillojë të zbatohet pas konstatimit dhe arrestimit të tij.
Sipas Prokurorisë, Shkup ai po ndiqet për veprën penale të veprave të rënda kundër sigurisë publike.
“Një javë më parë, i dyshuari kishte marrë një sëpatë me dorezë gome, një çakmak me gaz, doreza mbrojtëse dhe 48 çakmakë vajguri. Në mëngjesin kritik, ai ka ardhur me automjetin e tij pranë godinës ku ndodhen ambientet e Odës së Avokatëve, i maskuar, dhe ka thyer me sëpatë derën e hyrjes. Ai renditi kubat e vajgurit në shkallë, vendosi disa shishe gazi sipër tyre dhe i vuri zjarrin duke përdorur çakmakun. Kjo ka shkaktuar zjarr në përmasa të mëdha në objektin e banimit. Dëmi i shkaktuar llogaritet rreth 9.255.000 denarë. Vetëm 30 minuta pas ngjarjes, i dyshuari është larguar menjëherë nga vendi me automjetin e tij, përmes pikës kufitare “Bllacë”, thonë nga Prokuroria.
Më 25 nëntor Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se zjarri është raportuar në orën 03:16 të mëngjesit dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Fakti që ai fshihet dhe është i padisponueshëm për organet e rendit, mundësia e përsëritjes së krimit apo pengimit të procedurës duke ndikuar te dëshmitarët janë arsye për të cilat prokurori publik ia ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Masa do të fillojë të zbatohet nga arrestimi ndaj tij, ndërkohë që ndaj tij do të lëshohet fletarrest”, thonë nga Prokuroria.