Një pjesë e vjetër e Prishtinës dekorohet për nderë të Ramazanit

Ashtu siç tashmë është bërë traditë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, sonte janë ndezur dritat dekorative në pjesën e vjetër të Prishtinës, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytet. Në ceremoninë e ndezjes së dritave morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i

Mars 2, 2025 - 23:00
 0  4
Një pjesë e vjetër e Prishtinës dekorohet për nderë të Ramazanit
nje-pjese-e-vjeter-e-prishtines-dekorohet-per-ndere-te-ramazanit

nje-pjese-e-vjeter-e-prishtines-dekorohet-per-ndere-te-ramazanit

Ashtu siç tashmë është bërë traditë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, sonte janë ndezur dritat dekorative në pjesën e vjetër të Prishtinës, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytet.

Në ceremoninë e ndezjes së dritave morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Myftiu Tërnava tha se tashmë është bërë traditë që në fillim të Ramazanit një pjesë e Prishtinës të dekorohet për të shprehur madhështinë e këtij muaji.

Ai gjithashtu uroi besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.